LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: PDK nuk e ka shqyrtuar hyrjen në Qeveri

Haxhiu: PDK nuk e ka shqyrtuar hyrjen në Qeveri

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri.

Haxhiu tha se PDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë.

“Të gjitha i kanë shlyer vijat e kuqe sepse po e shohin se s’kanë aftësi për të qeverisur. E kemi përcaktuar në mbrëmjen e 6 tetorit dhe kemi vendosur që të rrimë në opozitë dhe të shohim se çfarë mund të bëjnë këto parti që u thirrshin në koalicionin e shpresës”, tha Haxhiu, për Klan Kosova.


“PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri. Kemi parë kryetarin e LDK-së që po rezervon poste për ne pa na pyetur neve. Po ka më shumë shtytje prej mediave dhe qytetarëve që PDK të jetë pjesë e Qeverisë sepse po e shohin se nuk ka vendimmarrje pa PDK-në në Qeveri”.

“Deri më tani qëndrimi i PDK-së është që të jemi parti opozitare. Mendoj se tërheqja e kësaj qeverie do të ishte e mirë për qytetarët. VV e di që vetëm me PDK dhe VV nuk bëhen votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti”, tha Haxhiu.