Shumë nga komunat në “Speciale” të RTV Dukagjinit kanë konfirmuar se spitalet rajonale janë duke u përballë me mungesë të oksigjenit.
Problemi i furnizimit me oksigjen është bërë shqetësues për të gjitha vendet që po përballen me pandeminë por në SHSKUK thonë se ky problem pritet të zgjidhet javën tjetër pasiqë një kompani vendore do të licensohet për furnizim me bombola të oksigjenit në të gjitha spitalet e klinikat e vendit.
Në të gjitha spitalet e Kosovës por edhe në klinikat e QKUK-së po përdoret oksigjeni i lëngshëm për të kursyer përdorimin e oksigjenit me bombola kjo pasi që furnizimi me oksigjen me bombola nuk po bëhet sepse nuk ka furnitorë nga vendet e rajonit. Burime të televizionit tregojnë se disa nga spitalet rajonale janë duke pritur furnizimin me oksigjen me bombola pasiqë janë në rezerva.
Njoftimi për kontratë për furnizim me oksigjen mjekësor në SHSKUK është anuluar ditë më parë për shkak se nuk kishte asnjë ofertues.
Por, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Saudin Maliqi, tha për Dukagjinin se problemi i furnizimit me oksigjen është zgjidhur.
“Ketë problem e kemi zgjidh dhe mendoj sot ose nesër eventualisht, do ta gjej Kosovën ne problem të zgjidhur. Nga java e ardhshme nuk do të kemi problem me oksigjen sepse janë në procedura thuajse të përmbaruara të licensimit të nje kompanie e cila prodhon në Kosovë oksigjen dhe në sasi të mjaftueshme për Kosovën”, deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Saudin Maliqi.
Sipas Maliqit situata në të cilën është Kosova është gjendje e ngarkuar e furnizimit me oksigjen por jo e papërballueshme.
Më tutje ai tha se tashmë është rritur kapaciteti i shtretërve dhe është funksionalizuar edhe Mjekësia Sportive për të trajtuar pacientët me COVID-19 ndërsa tha se edhe barnat që mungojnë për trajtimin e këtyre pacientëve do të sigurohen nga MSH.
“Këto dy barnat të cilat janë në procedurë në MSH thuajse për tu blerë por janë proceset që duhet të ndjeken obligativisht edhe në MSH”, deklaroi më tej Saudin Maliqi./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City