LAJMI I FUNDIT:

Sporti i paragllajdingut në Shqipëri

Sporti i paragllajdingut në Shqipëri

Ilir Davidhi është mësues pianoje dhe pas trajnimeve përkatëse filloi të merret me sportin e paragllajdingut në vitin 2006.

“Është ndjenja më e madhe e lirisë që përjeton njeriu. Njerëzit kanë luftuar që në antikitet për t’ia arritur këtij qëllimi. Me Ikarius që u mundua të imitonte shpendët. Me zhvillimin e tij ne kemi arritur në sportin që sot quhet paragllajding”, shprehet Iliri për Deutsche Welle.

Entuziasti i këtij sporti thotë se paraglajdingu nuk është për të gjithë njerëzit.


“Është për personat që në jetën e përditshme nuk u pëlqen të bëjnë gjëra të zakonshme si njerëzit në përgjithësi”.

“Unë që në momentin e parë e kam gjetur veten te ky sport, rashë në dashuri. Ndjehesh si një zog, si një shqiponjë. Në momentin që vjen rryma e ajrit t’i ndjen kënaqësi dhe mundohesh ta shfrytëzosh sa më tepër”.

Paragllajdisti thotë se kur je në ajër gjërat shihen në një dimension tjetër.

Në fillimet e tij, Ilir mbante sekret nga familja fluturimet e para.

“Në vitin e parë apo të dytë, në aktivitete shkoja fshehurazi, derisa familja ishin të qetë se ky sport nuk paraqet rrezik”.

Iliri dëshiron që këtë sport ta trashëgojë edhe të fëmijët e tij.

“Është dëshirë e çdo prindi, të sheh versionin e vet por në mënyrë shumë herë më të përmirësuar”, tregon ndër të tjera Ilir Davidhi./Deutsche Welle/

https://www.facebook.com/watch/?v=766902567231702