LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles vesh fustan për të pozuar në revistën “Vogue”

Harry Styles vesh fustan për të pozuar në revistën “Vogue”
Harry Styles (Foto: The Sun)

Këngëtari i njohur, Harry Styles, është bërë mashkulli i parë që ka pozuar në kopertinën e revistës amerikane “Vogue”.

Pasi që theu ‘akullin’, ai ka zgjedhur që të vishet më ndryshe se sa që jemi mësuar ta shohim, shkruan The Sun.

Ish-pjesëtari i grupit ‘One Direction’ është parë i veshur me një fustan të bardhë, ndërsa mbi të mbante një këmishë të zezë.


(Foto: The Sun)

“Më pëlqen më shumë kur vishem me rroba të vajzave, mendoj se janë të mrekullueshme”, është shprehur ai.

Harry po ashtu kishte thënë se veshjet janë për të bërë eksperimente, andaj edhe kësaj radhe e bërë një gjë të tillë.

(Foto: The Sun)

Në planet e tij jetësore përfshihet edhe udhëtimi në Japoni, teksa pretendon të qëndrojë një kohë atje. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)