Gjithë përpjekja në këto 30 vite për ta çuar Mitrush Kutelin në gjuhë e vend tjetër, ka dështuar. Askush nuk ka thënë arsye të qenësishme pse kjo “mbyllje dere”, veç faktit që gjuha shprehëse e këtij shkrimtari është e vështirë, komplekse për t’u përshtatur në gjuhë tjetër.
Në fillim të viteve ’90-të ka pasur një përpjekje për të përkthyer veprën e Kutelit nga Kadare, por mbeti projekt në rrugë. Të parën sprovë të plotë e ka realizuar shkrimtarja Klara Buda me rrëfenjën “Fshati im e pi rakinë”, duke e botuar në frëngjisht.
Në një nismë të veçantë prej Qendrës së Botimeve për Diasporën, po i hapet rruga, për herë të parë, botimit në pesë gjuhë të huaja të përmbledhjes me rrëfenja, “Tregimet e moçme shqiptare”: në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe greqisht.
“Ka qenë kërkesë parësore ruajtja e parimit bazë në përkthimin nga gjuha shqipe: ajo e përzgjedhjes së përkthyesve që kanë gjuhën në të cilën përkthejnë gjuhë amtare. Kështu janë angazhuar në këtë projekt përkthyes të rëndësishëm e me përvojë nga gjuha shqipe, si Andrea Grill në gjuhën gjermane, Evelyne Noygues në gjuhë franceze, Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane. Kjo përzgjedhje shërben dhe për nxitjen e atyre pak përkthyesve që ende i kanë qëndruar besnikë këtij misioni”, thuhet në njoftimin e QBD-së për këtë projekt. “Të rinjtë shqiptarë të brezit të dytë, të rritur dhe të shkolluar jashtë vendit, përbëjnë një potencial të rëndësishëm për të përgatitur përkthyes të rinj nga gjuha shqipe. Janë angazhuar kështu, në këtë projekt, dy përkthyes të rinj me gjuhë amtare gjuhën shqipe, por që kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë prej vitesh jashtë vendit e mbi të gjitha janë shkolluar në gjuhën në të cilën përkthejnë: Ron Berisha, një përkthyes i ri dhe premtues do të përkthejë Kutelin në gjuhën angleze, ndërsa Eleana Zhako, e njohur tashmë në këtë fushë, do të përkthejë veprën në gjuhën greke”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Prishtina e ëndrrave dhe dëshpërimit të madh
Bizneset e mëdha dhe regjimi nazist
Të lexuarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova