LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Fushë-Kosovës si odë burrash, vetëm një drejtoreshë

Komuna e Fushë-Kosovës si odë burrash, vetëm një drejtoreshë
Burim Berisha - Kryetar i Fushë Kosovës, Foto: kallxo.com

Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, është i ftuari i radhës në serinë e emisioneve “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës.

Berisha në vitin 2017 në “Debat Pernime” kishte premtuar se katër drejtori të kësaj Komune do të udhëhiqeshin nga gratë.


“Do t’i bëj katër drejtoresha gra”, kishte thënë ai.

Por aktualisht nga 11 drejtori sa ka Komuna e Fushë-Kosovës, vetëm një udhëheqet nga një grua.

Mandati i kryetarit është filluar  me 3 drejtoresha gra. Mimoza Kolshi, drejtoresh e shëndetësisë e cila pas pushimit të lindjes nuk është kthyer në vendin e punës dhe është zëvendësuar me Jakup Dumani drejtor burrë. Drejtoresha e Administratës, Nurije Fazliu ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë, pasi që e njejta ka kaluar në një punë tjetër, edhe kjo është zëvendësuar me Afrim Krasniqi drejtor burrë. Ndërkaq, Nurije Avdiu drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport është e vetmja grua që udhëheq me drejtori.

Në lidhje me këtë, Burim Berisha,përballë Jeta Xharrës ka thënë se e pranon publikisht që nuk ka mundur ta realizojë premtimin.

“Dy gra kanë qenë edhe njëra para një jave dite ka kalu në shërbim civil, vetë është tërheq. Tash me një, i  bëj edhe një a dy. Unë e pranoj publikisht që nuk kam mujt me i bo”, ka thënë i pari i Fushë Kosovës./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori