LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja antiCOVID-19 në lidhje me aktivitetet kulturore

Masat e reja antiCOVID-19 në lidhje me aktivitetet kulturore

Qeveria e Kosovës ditën e sotme (e enjte) ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19.

Këtu përfshihen gjithsej 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi nga nesër (e premte) në orën 18:00.

Sipas këtij vendimi, komunat do ndahen në tri kategori sipas shkallës së rrezikut dhe përhapjes së infeksionit.


Foto: Telegrafi

Në këto masa përfshihen edhe aktivitetet kulturore, ndërsa poshtë ua sjellim në detaje se si do të funksionojnë.

Masat në vijim vlejnë për komunat me rrezik të ulët të përhapjes së infeksionit (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës)

23.6 Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe të ngjashme) duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime) duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Masat në vijim vlejnë për komunat me rrezik të mesëm të përhapjes së infeksionit (prej 76 deri në 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës)

24.7 Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe të ngjashme) duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime) duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Masat në vijim vlejnë për komunat me rrezik të mesëm të përhapjes së infeksionit (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës)

25.7 Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe të ngjashme) duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime) duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”. /Telegrafi/