LAJMI I FUNDIT:

Majko: UÇK i ka bërë nder kombit shqiptar, s’ka gjyq që e gjykon

Majko: UÇK i ka bërë nder kombit shqiptar, s’ka gjyq që e gjykon

Ish kryeministri i Shqipërisë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjenocidit serb, Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës, iu është  drejtuar familjarëve të drejtuesve të UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë dhe veteranëve të UÇK-së, duke thënë se kjo forcë ushtarake çlirimtare nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka kryer.

“UÇK-ja në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka bërë. Ka qenë një lëvizje çlirimtare që i ka bërë do t’i bëjë nder kombit shquiptare. Në fund fare ky gjyq do ta zbulojë të vërtetën”, ka thënë Majko.

Sipas tij, leximi i aktakuzave në Dhomat e Specializuara ka qenë tepër e pazakontë.


“Dëshiroj të nënvizoj se gjatë përiudhës së luftë, ushtria e Serbisë dëshironte t’i spastronte shqiptarët katolikë me qëllimin e vetëm që të zhdukte diversitetin fetar shqiptar”, ka theksuar ai, për RTK.

Ai më pas ka thënë se vet i takon besimit ortodoks, derisa gruan e ka të besimit katolik.

“Dua të them se kisha ortodokse serbe kryqin e ka përdorur si thikë pas shpine, e jo si kryq”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, kjo që po ndodh aktualisht është provë e vështirë, por si të bashkuar do ta kalojmë.

“Na ka vënë në gjykim luftën tonë çlirimtare. Këto ngjarje nuk mund të vendosen me kandarin e krimeve të luftës. Çdo njeri është përgjegjës për ate që bën, por kur flitet për UÇK-në flitet për tërë kombin shqiptar. Lufta çlirimtare është pronë e një kombi, është historia. Njeriu që lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës sot është në bankën e të akuzuarve. Por paralelja me Millosheviqin nuk do të ndodh. Serbët po e bëjnë të qartë se dosja e gjykatës është furniznuar nga ta”, ka thënë Majko.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori