LAJMI I FUNDIT:

Imer Mushkolaj debaton ashpër me Sali Berishën për Hashim Thaçin e marrëveshjen e detit me Greqinë

Imer Mushkolaj debaton ashpër me Sali Berishën për Hashim Thaçin e marrëveshjen e detit me Greqinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në “Debat Plus” është përplasur ashpër me analistin Imer Mushkolaj për ish-presidentin Thaçi dhe marrëveshjen e detit me Shqipëri- Greqi.

Debati filloi në kohën kur analisti Mushkolaj e pyeti Berishën nëse ky i fundit ende e ka mendimin e njëjtë për Hashim Thaçin kur e kishte quajtur “tradhtarë”.


Berisha tha se nuk mund të mendonte ndryshe për ata që shesin territore duke aluduar në Hashim Thaçin.

“Ata që shesin integritetin territorial të Kosovës nuk mund të quhen ndryshe. Hashim Thaçi bërë gjithçka për shkëmbime territoresh. Edi Rama bëri gjithçka për të ndarë Kosovën”, shtoi Berisha, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj i ka replikuar duke i thënë se ai duhet të jetë i përmbajtur në deklarata ndaj Thaçit por të merret me marrëveshjen që e nënshkroi ai me Greqinë për detin.

Berisha më pas tha se marrëveshja që ai kishte nënshkruar me Greqinë ishte shumë më e mirë se ajo sot që po e negocion Edi Rama.

Mushkolaj i ka thënë Berishës se historia nuk i ka dëshmuar akuzat ndaj Hashim Thaçit pasi Kosova ende është në kufijtë e vitit 2008.

“Akuzat tuaja janë vetëm spekulim dhe ju nuk po ja lëni historisë ta dëshmojë të vërtetën për Hashim Thaçin”, tha Mushkolaj në replikën e tij ndaj Berishës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori