LAJMI I FUNDIT:

Ardian Bujupi në vitin 2021 paralajmëron projektin më të madh të karrierës

Ardian Bujupi në vitin 2021 paralajmëron projektin më të madh të karrierës
Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

Ardian Bujupi tashmë prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, ndërsa atje ka ndërtuar një karrierë të bujshme profesionale.

Megjithatë, ai gjatë këtyre viteve ka pasur një përkrahje të madhe edhe nga fansat e tij në trojet shqiptare.


Lidhur me këtë, këngëtari i njohur ka bërë një deklaratë duke thënë se në vitin e ardhshëm do të bëj projektin më të madh të karrierës, pas përkrahjes dhjetë vjeçare nga Kosova dhe Shqipëria.

Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

“Në vitin 2021 bëhen 10 vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”, ka shkruar ai.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I njëjti përgjatë kësaj kohe ka sjell një sërë projektesh të suksesshme si në shqip ashtu edhe në gjuhën gjermane.

View this post on Instagram

🥶

A post shared by Ardian (@ardianbujupi) on Nov 8, 2020 at 10:54am PST

“Panorama”, “Të dua”, “Andiamo”, “Arrita”, “Meine Liebe”, “Çika Çika”, “Na jena njo”, janë vetëm disa nga hitet e artistit Bujupi. /Telegrafi/