LAJMI I FUNDIT:

Nga Prishtina në zonë të kuqe e deri te Istogu në zonë të gjelbër, kështu pritet të bëhet kategorizimi i komunave

Nga Prishtina në zonë të kuqe e deri te Istogu në zonë të gjelbër, kështu pritet të bëhet kategorizimi i komunave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar sot masat e reja antiCovid që pritet të votohen në mbledhjen e radhës të Qeverisë. Hoti ka bërë të ditur se masat e reja do të vlejnë për tërë territorin e Kosovës, dhe se kanë bërë kategorizimin e komunave, varësisht numrit të personave të infektuar.

Hoti njoftoi se komunat do të jenë të kategorizuara: Zona e kuqe ( rrezik i lartë), zona e verdhë ( rrezik mesatar), dhe zona e gjelbër (rrezik i ulët), transmeton Telegrafi.

Zona e kuqe – rrezik i lartë


Pas orës 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, por edhe do të ketë orë policore dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Komunat që hyjnë në kategori: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut.

Zona e verdhë – rrezik mesatar

Masat: Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Komunat që hyjnë në këtë kategori: Vushtrri, Klinë, Drenas, Deçan, Prizren, Shtërpcë, Suharekë, Kaçanik, Viti, Kamenicë, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Hani i Elezit, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Lipjan, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok.

Qeveria merr masa të reja antiCovid, Hoti prezanton disa prej tyre
Lexo po ashtu Qeveria merr masa të reja antiCovid, Hoti prezanton disa prej tyre

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Masat: Operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, pas kësaj ore vetëm shërbimi “merr me vete” dhe ai “porosi me dërgesë”.

Transporti publik do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Komunat që hyjnë në kategori: Istog, Skenderaj, Dragash, Malishevë, Rahovec, Junik.

Kategorizimi i këtyre komunave është bërë sipas hartës së publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, gjatë konferencës së kryeministrit Hoti, ku edhe u bë prezantimi i masave të reja.

Ndërkohë, rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë është duke vazhduar, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 733 raste të reja, derisa numri i viktimave ka arritur në 777./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori