LAJMI I FUNDIT:

Vozitja e shpejtë, arsyeja më e shpeshtë e aksidenteve në Tetovë

Vozitja e shpejtë, arsyeja më e shpeshtë e aksidenteve në Tetovë

Vozitja e shpejtë është arsyeja më e shpeshtë për aksidentet e trafikut në rajonin e Tetovës, gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti.

Analizat e SPB Tetovë tregojnë se një e treta nga 144 aksidentet, kanë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vozitjen e shpejtë, policia më shpesh e konstaton tek shoferët në autostradën drejt Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SPB Tetovë çdo ditë kryen kontrolle për shpejtësinë, para se gjithash në autostrada, ku edhe më shpesh shoferët sanksionohen. Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda dhe jashtë vendbanimeve janë prej 20 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për “më të shpejtit” është edhe masa – marrje e përkohshme e lejes për vozitje prej tre muajve deri në një vit”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.


Ai shtoi se duke pasur parasysh kushtet klimatike, reshjet e shiut dhe mjegullën, apelohet për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori