LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë: Gjoba më të mëdha për 20 herë për ndotësit e ambientit

Qeveria e Maqedonisë: Gjoba më të mëdha për 20 herë për ndotësit e ambientit

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim për rritje të gjobave për ndotësit e ajrit, për 20 herë më shumë.

Nga Qeveria njoftojnë se me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje rregullohet rritja e gjobave (deri 20 herë më shumë), nga fusha e ambientit jetësor, në përputhje me dëmet e shkaktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshimet i rregullojnë shkeljet që kanë të bëjnë me mosrespektimin e standardeve nga fusha e ambientit jetësor, të cilat kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit nga aktivitetet njerëzore”.


“Rregullimi i standardeve në fushën e ambientit jetësor me Ligjin për kundërvajtje, pritet të ulë sanksionet dhe ndotjen e ajrit”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/