Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë që sa më parë të shpallë publikisht statusin e punës në Ushtrinë Serbe të Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në fshatin Tërnje në Kosovë, dhe që – nëse Kozllina ende ka gradën nënoficerit – urgjentisht t’ia revokojë atë në përputhje me nenin 185 të ligjit për ushtrinë serbe.
“Duke marrë parasysh që Kozllina është në arrati dhe se një urdhër është lëshuar për të nga Gjykata e Lartë, ne kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) dhe Ministria e Drejtësisë për të përcaktuar përgjegjësinë për arratisjen e kriminelit të dënuar të luftës”, thuhet në komunikatën e organizatës Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
“Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë e Serbisë janë përgjegjëse të zbardhin rrethanat në të cilat Kozllin mbeti i punësuar në Ushtrinë Serbe, përkatësisht pse nuk po e vuan dënimin me burg”, thuhet në komunikatë.
Organizata thotë se “një kriminel i luftës i dënuar e ka një vend në burg, jo në institucionet përgjegjëse për ndëshkimin e autorëve”.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë së Jugosllavisë, Rajko Kozllina, i cili nuk është paraqitur për mbajtjen e dënimit me burg për krimin ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Tërnje në Kosovë, në vitin 1999 dhe i cili, sipas pretendimeve të medieve, ka ikur nga Serbia, ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë edhe pasi që i ishte shqiptuar dënimi.
Kjo buron nga përgjigja që Radio Evropa e Lirë ka marrë nga Gjykata e Lartë në Beograd, e cila dënoi Kozllinan me 15 vjet burgim, në prill të vitit 2019, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në fshatin Tërnje të Suharekës.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a është e saktë që Kozllina ka ikur nga Serbia dhe as për atë se si ka ndodhur kjo.
Avokati i tij, Nikola Hanzhek, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me klientin e tij është dëgjuar për herë të fundit në dhjetor të vitit 2019.
“Më vonë jam përpjekur që ta kontaktoj dhe thjesht nuk kam kurrfarë informacionesh për të”, theksoi Hanzhek.
Njëjtë sikurse nga Ministria e Punëve të Brendshme, as nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, nuk kanë arritur përgjigjet në pyetjet, të cilat Radio Evropa e Lirë u ka bërë lidhur me atë se a kanë informacione nga policia dhe a do të kërkojnë që të shpallin fletarrest ndërkombëtar për Rajko Kozllinan.
Prokuroria për krime të luftës ka ngritur që në vitin 2013 aktakuzën kundër pjesëtarëve, atëherë ende aktiv, të Brigadës së 549 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Pavlle Gavrilloviq, dhe Rajko Kozllina, për krimin në Tërnje.
Gavrilloviq dhe Kozllina janë akuzuar se kanë dhënë urdhër ose kanë vrarë të paktën 27 civilë. Viktimat ishin burra, gra dhe fëmijë, ndërkaq që fëmija më i ri ishte 4 vjeç. Pasi që ishin vrarë, dyshohet se trupat e tyre i kanë marrë pjesëtarët e forcave serbe për t’i fshehur në varrezë masive.
“Paraburgimi nuk u është caktuar asnjëherë, me arsyetimin se nuk ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale. Natyrisht që vepra më nuk mund të përsëritet, sepse më nuk është gjendje lufte dhe nuk mund të përsëriten krimet e luftës. Por, ata kurrë nuk kanë qenë në paraburgim”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Ivana Zhaniq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili në Serbi po i përcjell gjykimet për krimet e luftës.
Zhaniq shtoi që Fondi për të Drejtën Humanitare ka kërkuar nga Prokuroria për krime të luftës që të kërkojë paraburgimin për të akuzuarit.
Nga kjo prokurori nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se pse nuk ka kërkuar paraburgimin për shkak të rrezikut të ikjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore