LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i reagon Haradinaj-Stubllës: Nuk ke bërë asnjë përpjekje që Kosova të përfaqësohet me simbole shtetërore

Pacolli i reagon Haradinaj-Stubllës: Nuk ke bërë asnjë përpjekje që Kosova të përfaqësohet me simbole shtetërore
Foto: Ilustrim

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, pasi që kjo e fundit në një postim ka kërkuar nga të gjitha insitutcionet që të mos pranojnë të përfaqësohen pa simbole shtetërore.

Pacolli ka thënë se ministrja Haradinaj-Stubulla që nga dita kur e ka marrë postin nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.


“Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë”, ka shkruar Pacolli.

Haradinaj-Stublla: Në asnjë rast të mos përfaqësohemi pa simbole shtetërore, po tentojnë që t’i shmangim gjatë pjesëmarrjes në takime të ndryshme
Lexo po ashtu Haradinaj-Stublla: Në asnjë rast të mos përfaqësohemi pa simbole shtetërore, po tentojnë që t’i shmangim gjatë pjesëmarrjes në takime të ndryshme

Postimi i plotë:

SIMBOLET, SHTETI DHE MINISTRJA ME TRU PESHKU

Është interesant me këtë sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejtë atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.

Ministrja kishte një rast shumë të mirë për të cilën ne ia mundësuam por ajo ka refuzuar ta shfrytëzoj. Si udhëheqëse e Komisionit të Përhershëm të organizatës rajonale South-East European Cooperation Process në takimin e qershorit të këtij viti, gjatë kryesimit të Kosovës, në të gjitha dokumentet, përkundër kundërshtimeve nga disa shtete mosnjohëse, kam vendosur fjalën REPUBLIKË dhe SIMBOLET SHTETËRORE dhe me konsensus të plotë këto dokumente janë votuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. E njëjta është përsëritur nga kryetarja e Kuvendit edhe në nivelin e Kryetarëve të Parlamenteve. Por, ndryshe nga ne ka vepruar Ministrja me tru peshku. Ajo NUK ka përfshirë fjalën REPUBLIKË e as SIMBOLET SHTETËRORE në asnjë dokument që kishte përgatitur si nikoqire e takimit.

Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori