Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi për Kosovën, pavarësisht se është për atë që të zbardhet çdo pretendim për krime. Por, ai ka thënë se do të ishte normale që kjo të vlente edhe për serbët dhe nacionalitetet tjera.
Haradinaj ka thënë për Klan Kosova se beson fuqishëm në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.
Megjithatë, Haradinaj ka thënë se kjo Gjykatë e ka rastin e fundit që të dëshmon për pastërtinë e luftës së UÇK-së, ndërsa ka kërkuar që tashmë mos të ushtrohet presion mbi këtë Gjykatë.
“Dita e djeshme dhe e sotme, na bëjnë neve ‘kryelajm botëror’. Por, kryelajm për të keq ku presidenti i vendit, ish kryeparlamentari, kryetar të partisë, e udhëheqës të tjerë shtetëror akuzohen për krime lufte e krime të tjera që i paraqet aktakuza. Është një goditje e madhe për Kosovën, në planin global por edhe në rajon dhe në perspektivën tonë”, tha ai.
“Është e pamundur, të nxjerret fajësi në atë kontekst të asaj lufte, në mes të palëve ta zëmë që pala kosovare, pala mbrojtëse, palë çlirimtare që në fund të fundit ka luftuar në shtëpi, për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe veten. Këta të shpallen fajtorë është e pamundur”.
Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që Kosova sipas tij, erdhi deri në këtë situatë, si rezultat i gabimeve të politikanëve.
“E gjithë e vërteta e Kosovës, që ka qenë ishte mirë e njohur për opinionin botëror, për vendimmarrësit, rezultat i ndërhyrjeve NATO e ka ditur tragjedinë që po i ndodh popullit të Kosovës, tashmë ka arritur në një situatë të konfuzionit, por ky konfuzion ka ardhur si rezultat i një periudhe të gjatë të gabimeve në anën tonë, të Kosovës dhe tw udhëheqësve që kanë udhëhequr me vendin … I gabimeve tona të vazhdueshme, por edhe i punës së mirë që e kanë bërë palët tjera, ato palë që e kundërshtojnë këtë të vërtetë, që mundohen ta mohojnë dhe ta deformojnë të vërtetën e luftës në Kosovë”.
Haradinaj ka theksuar që aktakuzat e Gjykatës Speciale e dëmtojnë perspektivën euroatlantike të vendit.
“Këto aktakuza, e vështirësojnë rrugëtimin tonë ndërkombëtar, për shembull për një vend të largët që nuk dëgjojnë lajme shpesh, e dëgjojnë se presidenti i vendit akuzohet për krime lufte, ose se udhëheqja e Kosovës akuzohet për krime lufte”.
“Kjo na e vështirëson perspektivën tonë, rrugëtimin tonë drejt përmbylljes, jo vetëm të shtetësisë, por edhe pozicionimin tonë në planin për mekanizma ndërkombëtarë”, u shpreh Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve