LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, dy vjeçarja bie në koma pas terapisë që i dha mjeku

Mitrovicë, dy vjeçarja bie në koma pas terapisë që i dha mjeku

Për shkak të problemeve me gripin sezonal, prindërit e kishin dërguar Lorena Latifin në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Mitrovicës por pas aplikimit të terapisë vajza ka rënë në koma. Prindërit kërkojnë të hetohet rasti, ndërsa Policia ka filluar hetimet.

Për shkak të problemeve me gripin sezonal, prindërit e dy vjeçares, Lorena Latifi, kishin kërkuar ndihmë në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës. Pas aplikimit të terapisë, babai i Lorenës, Muhamet Latifi thotë se vajza e tyre ka ra në koma.

“Shoqja e ka shti brenda vajzën. Ia kanë shkrua një injeksion dhe i kanë thanë ta blejë. U dalë e ka ble, ja kanë dhanë injeksionin dhe brenda dy minutave çika ka mbet e ngrirë, ka pësuar vdekje klinike”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Muhamet Latifi.


Pas dhënies së ndihmës në spitalin e Mitrovicës mjekët e kanë nisur për në QKUK aty ku Lorena vazhdon të trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në mjekim intenziv.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës Fatbardh Rexha tha e gjitha ishte e paparashikueshme.

‘’Një gjendje shumë e rëndë akute, pas kësaj pediatri ka ndërmarrë masa reanimatore dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit. Është intubuar dhe është dërguar në mjekimin intenziv në Prishtinë, është për keqardhje por është një gjendje e paparashikueshme”, deklaroi mjeku Fatbardh Rexha.

Dukagjini ka kontaktuar edhe me doktorin N.B që kishte përshkruar terapinë që besohet të jetë shkaktar i gjendjes së Lorenës, përcjell Telegrafi.

‘’Unë mund të them se më vjen shumë rëndë për këtë rast të shokut anafilaktik te ky fëmijë që ka ndodhë në repartin tonë, e po ashtu është prekur i gjithë personeli i këtij reparti, por këto janë gjendje të paparashikueshme që mund të ndodhin në çdo institucion”, shprehet mjeku në fjalë.

Ai tha se ka bërë përpjekje maksimale për të ndihmuar pacienten e tij. Nga ana tjetër RTV Dukagjini mëson se Policia e rajonit të Mitrovicës ka ndërmarrë veprimet fillestare për të hetuar rastin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori