LAJMI I FUNDIT:

“Armiku në njërën anë dhe coronavirusi në anën tjetër”, thotë zyrtarja në Armeni mes situatës së rënduar

“Armiku në njërën anë dhe coronavirusi në anën tjetër”, thotë zyrtarja në Armeni mes situatës së rënduar

Emma Mkrtchyan një grua 83-vjeçare nga Armenia vdiq në shtëpi pas simptomave të rënda nga coronavirusi. Megjithëse nivelet e oksigjenit në gjak i kishte në nivelin e normales, ambulanca e thirrur nga familja e saj, refuzoi ta çonte në spital.

“Edhe sikur ta kishin dërguar në spital, nuk do të kishte pasur vend të lirë për t’u trajtuar”, u shpreh për Reuters reja e saj, Gayne Mkrtchyan, transmeton Telegrafi.

Presidenti azerbajxhanas njofton arritjen e marrëveshjes me Armeninë
Lexo po ashtu Presidenti azerbajxhanas njofton arritjen e marrëveshjes me Armeninë

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Armenisë është tmerrësisht i rënduar, derisa vendi merret me shpërthimin e pandemisë së coronavirusit si dhe me një fluks refugjatësh dhe ushtarësh të plagosur në Nagorni-Karabak, për shkak të luftimeve të përgjakshme.


Luftimet e reja të ashpra midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e diskutueshëm, filluan më 27 shtator të këtij viti, derisa së fundmi u arrit një armëpushim mes të dyja palëve për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Mirëpo, zyrtarët e kujdesit shëndetësor thonë se Armenia duhet të përballet me një luftë tjetër.

Armenia së fundmi është përballur me rritje të rasteve të reja nga virusi vdekjeprurës, rritjet këto që vlerësohen të jenë dukshëm më të larta se sa në fillim të pranverës, kur edhe shpërtheu pandemia.

Turma e zemëruar sulmon ndërtesat qeveritare të Armenisë pasi kryeministri bie dakord për marrëveshjen rreth Nagorno-Karabakut
Lexo po ashtu Turma e zemëruar sulmon ndërtesat qeveritare të Armenisë pasi kryeministri bie dakord për marrëveshjen rreth Nagorno-Karabakut

Në të gjithë vendin, vetëm pesë shtretër të kujdesit intensiv ishin në dispozicion për pacientët me COVID-19 që nga e premtja, tha një zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë.

“Mjekët tanë, si dhe e gjithë Armenia, po përballen me një luftë me dy fronte”, tha Nune Bakunts, zëvendës drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Armeni.

“Armiku është një njërën anë dhe coronavirusi është në anën tjetër”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori