Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja shpjegoi në konferencën për shtyp, para miqësores me Kosovën, që ekzistojnë ende mundësitë që Marash Kumbulla të vijë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Reja shtoi se nuk e donte një ndeshje ndaj Kosovës, ndërsa u ndal edhe tek mungesat që i ka në skuadër.
“Është një ndeshje e ndier nga të dyja tifozëritë, do të mundohem të hedh në fushë një formacion konkurrues. Do të doja që të mbetej miqësore dhe mos ketë më shumë grintë se ç’duhet. Broja nuk mund të jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula do të vijë me vonë, duhet të shoh sot, pasdite, se kush është në gjendje më të mire dhe në mëngjes do të vendos për formacionin. Do të luajnë lojtarë si Hoxhallari, Çepele, Ismajlgeci, i kam parë edhe herë tjetër. Do të shoh edhe të rinjtë, meqë është miqësore. Nëse nuk i provoj tani, kur do të mund t’i provoj?”, ka thënë fillimisht Reja.
Pse Hoxhallari dhe Ismajlgeci, që luajnë në të njëjtin pozocion?
Kam vështirësi në atë rol (krahu i majtë), sepse kam mungesa. Lenjani nuk mundi të vinte, as Trashi, prandaj mu desh të thërrisja lojtarë të rinj, por që i njoh. Kam folur me Ismajlgecin dhe më tha se mund të luante, nuk kishte më shqetësime. Kam marrë lojtarët e duhur, që mund të japin kontribut si pjesë e skuadrës sonë.
Nuk do të jetë Kumbulla, si është situata me Romën? Ka shpresa që të vijë?
Dje jemi përpjekur për të folur me autoritet shëndetësore të Romës, nëse mund të vinte, por sot rezultuan edhe tre lojtarë të tjerë pozitivë. Situata është e vështirë. Ne ishim gati t’i vinim në dispozicion edhe avion privat. Uroj që ta lejojnë e ta kemi për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen të shtunën, që ta kemi në dispozicion.
Çfarë mund të ndryshojë në këto dy ndeshje? Pse nuk janë grumbulluar Balliu dhe Binaku?
Zgjedhjet i bën trajneri, nuk mund t’i zgjedh të gjithë. Kemi parë 50 lojtarë. Ndoshta në të ardhmen mund të vijnë lojtarë të tjerë. Mendoj që ata që kam grumbulluar janë më të nevojshëm për momentin.
Objektivi për Ligën e Kombeve?
Ideja jonë është t’i fitojmë të dyja ndeshjet, sepse ishim favoritë në fillim dhe vazhdojmë të jemi edhe tani. Na shkoi keq ndeshja në shtëpi me Lituaninë, nuk mundëm të fitonim në Kazakistan dhe pastaj Lituani, por nëse i fitojmë të dyja ndeshjet që kanë mbetur, me shumë mundësi do të jemi të parët.
Sa e vështirë do të jetë ta motivosh skuadrën kundër Kosovës?
Po të kisha mundësi, do ta evitoja miqësoren me Kosovën, por s’kishim alternativa të tjera. U gjendëm në një moment të vështirë. Besoj se do t’i gjejmë motivimet për të luajtur një ndeshje të mirë. Ata që janë grumbulluar për herë të parë do të bëjmë maksimumin për të treguar veten, që të jenë të dobishëm në të ardhmen. /ss/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City