LAJMI I FUNDIT:

Meçi që Tyson i frikësohet më së shumti para rikthimit të tij në ring – Iron Mike e di çfarë e pret përballë Holyfieldit

Meçi që Tyson i frikësohet më së shumti para rikthimit të tij në ring – Iron Mike e di çfarë e pret përballë Holyfieldit

Mike Tyson thueht se po i frikësohet meçit me Evander Holyfield, para rikthimit të tij në ring.

Iron Mike pritet që të rikthehet në ring më 28 nëntor, kur do të përballet me legjendën tjetër Roy Jones Jr.


Tyson dhe Jones Jr nuk janë të vetmit legjendat që po rikthehen në boks, që t’i argëtojnë fansat e tyre edhe një herë.

Mike Tyson e kishte bërë Donald Trumpin të djersitej me pyetjen e ashpër rreth gruas së tij
Lexo po ashtu Mike Tyson e kishte bërë Donald Trumpin të djersitej me pyetjen e ashpër rreth gruas së tij

Holyfield është po ashtu duke e planifikuar që të rikthehet në ring, me 58-vjeçari që tashmë është duke zhvilluar stërvitje intensive.

Një burim i ka thënë TMZ-së se Tyson është i frikësuar që të përballet me Holyfieldin dhe nuk ka të bëjë asgjë me paratë.

Image: PA

“Nuk ka të bëjë asgjë me paratë në këtë pikë, mendoj se Tyson është i frikësuar që të përballet”, ka thënë burimi.

Renditen top dhjetë boksierët me grushtin më të frikshëm në histori të boksit
Lexo po ashtu Renditen top dhjetë boksierët me grushtin më të frikshëm në histori të boksit

“Ne kemi kontaktuar disa herë atë (Mike) që të zhvillohet përballja Tyson – Holyfield, pasi mendojë se duhet të ndodhë”.

“Tyson duket se nuk dëshiron të zhvillojë një takim të tillë, mirëpo ai e di se çfarë do e priste në ring”, ka shtuar më tej ky burim për TMZ.

Tyson dhe Holyfield kanë luftuar dy herë në të kaluarën. Holyfield mundi Tyson për të fituar titullin në peshat e rënda në  WBA, duke zhvilluar edhe një rimeç në nëntor 1996.

Në revanshin e zhvilluar tetë muaj më vonë, Tyson u skualifikua për kafshimin e veshit të Holyfieldit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori