LAJMI I FUNDIT:

Ndërruan jetë katër pacientë në Repartin Infektiv të Shtipit

Ndërruan jetë katër pacientë në Repartin Infektiv të Shtipit

Katër pacientë humbën jetën në Repartin Infektiv në Spitalin Klinik të Shtipit. Drejtori i Spitalit Klinik, Alen Gjorgjiev për MIA-n tha se nga virusi korona kanë ndërruar jetë tre pacientë, prej të cilëve një 52-vjeçar nga Koçani dhe edhe dy persona të tjerë të moshës 68 dhe 71 vjeçare nga rajoni i Radovishit, ndërsa i katërti betejën me virusin e kishte humbur si rast i dyshuar.

Sot pasdite ndërroi jetë edhe zëvendësavokati i popullit në Shtip, por do të evidentohet në buletinin e nesërm shëndetësor.

Gjorgjiev tha se për dallim nga vala e pranverës, tani gjatë muajve të vjeshtës pjesa më e madhe e rasteve të hospitalizuara janë me pasqyrë të rëndë klinike, prej të cilëve 14 janë edhe në gjendje kritike. Në repart kanë 20 pacientë të cilëve iu nevojitet mbështetje oksigjeni. Për momentin në Repartin Infektiv dhe të Lëkurës po mjekohen gjithsej 57 pacientë nga gjithë rajoni lindor, ndërsa po mendohet që të zgjerohet kapaciteti spitalor edhe në repart tjetër.


“Në tetor kemi shpenzuar 13,5 tonë oksigjen medicinal, ndërsa në shtator 6,5, që është dyfish dhe tregon se në çfarë gjendje na arrijnë pacientët në spital”, tha Gjorgjiev.

Vëren se për momentin kanë ilaçe, pajisje shëndetësore për personelin mjekësor, ndërsa gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar se do të arrijnë edhe donacione të maskave.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori