LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Itali: Burri vret gruan dhe një nga fëmijët e tij – pastaj edhe veten

Ngjarje e rëndë në Itali: Burri vret gruan dhe një nga fëmijët e tij – pastaj edhe veten

Një burrë qëlloi për vdekje gruan e tij dhe një nga fëmijët e tij dhe plagosi në mënyrë kritike një tjetër përpara se të kthente armën kah vetja dhe të bënte vetëvrasje.

Një ngjarje e tillë, sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, ka ndodhur të hënën në shtëpinë e tij në Carignano, një qytet në provincën e Torinos.


Vajza, binjakja e një djali që u vra, po lufton për jetën e saj me dëmtime serioze në kokë në Spitalin Regina Margherita të Torinos.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, Policia e Karabinierisë mbërriti në vendin e krimit pasi fqinjët lëshuan alarmin.

Burri, që thuhet të jetë një 40 vjeçar, kishte një leje për armën që ai përdori – me të cilën vrau edhe qenin e familjes. /Telegrafi/