LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po bëjmë të pamundurën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Hoti: Po bëjmë të pamundurën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë raportimit sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me personat e pagjetur që nga koha e luftës në Kosovë, deklaroi se kjo është çështja më e ndjeshme në vend për të cilën janë duke u ndërmarrë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e fatit deri te personi i fundit i pagjetur.

Ai tha se kanë njoftuar deputetët anëtarë të këtij komisioni në detaje për të gjitha aktivitetet që i kanë bërë qysh nga marrja e mandatit, e pikërisht ndjeshmëria e informatave që iu kanë ofruar deputetët Hoti tha se është arsyeja se pse ky takim është mbajtur me dyer të mbyllura.


“I informuam në detaje me të gjitha aktivitetet që qeveria i ka ndërmarrë nga dita e parë prej se kemi marrë mandatin duke ndërtuar mbi punën e të gjitha qeverive sigurisht deri me tash, po duke treguar në veçanti aktivitetet konkrete, planet që i kemi për të adresuar këtë çështje shumë të ndjeshme. Kemi kërkuar ne vet që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së informatave të cilat ia kemi ofruar në dispozicion komisionit parlamentar. Të gjitha rastet veç e veç, për të gjitha aktivitetet që është duke i ndërmarrë komisioni qeveritar bashkë me bashkësinë ndërkombëtare me partnerët tanë që na kanë mbështetur deri në ketë pikë. Kjo është çështja më e ndjeshme në shoqërinë në Kosovë dhe ne po bëjmë të pamundurën që personat të cilët ende nuk janë gjetur 1 mijë e 600 e sa persona që ende nuk janë identifikuar të ndërmerren të gjitha aktivitetet, të mos mungojë asgjë derisa edhe personi i fundit të identifikohet”, tha ai, transmeton KP.

Por, kritika rreth raportimit të kryeministrit Hoti, kanë pasur deputetet anëtare të këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja Saranda Bogujevci, tha se kanë kërkuar të dinë më shumë rreth përfshirjes së personave të zhvendosur dhe të zhdukur përbrenda një zotimi në marrëveshjen e Uashingtonit, por që tha se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.

“Sa i përket çështjes së kryeministrit dhe trajtimit të çështjes së dialogut me Serbinë ende mbetemi të shqetësuar rreth trajtimit të temës siç e kemi adresuar edhe në seancat e ndryshme. Për çështjen e trajtimit të të pagjeturve dhe përfshirjen e personave të zhvendosur dhe refugjatë përbrenda një zotimi, kemi kërkuar sqarime më shumë, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje konkrete”, tha ajo.

Kritika rreth raportimit të kreut të qeverisë për personat e pagjetur kishte edhe deputetja tjetër e LVV-së Fjolla Ujkani.

“Mund të themi në përgjithësi se aty nuk ka pasur diçka të re nga deklarimet e tyre qoftë në Kuvend të Republikës, qoftë edhe nga ana e qeverisë. Kështu që, nga ana jonë shprehim shqetësim të madh për arsye se nuk po arrijmë që kërkesat tona të përfaqësohen nga njerëz me legjitimitet, ku do të mblidheshin qoftë shoqëria civile, qoftë shoqatat e familjarëve dhe një grup punues nga deputetët të cilët do të kishin marrë një dakordim të plotë në Kuvend, po ashtu edhe qeveritar, që të përfaqësoheshim më mirë dhe të paraqiteshin kërkesat tona karshi palës serbe në dialog”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori