LAJMI I FUNDIT:

Ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, Cakaj u kërkon ta njohin Kosovën

Ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, Cakaj u kërkon ta njohin Kosovën

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar nga homologët e tij, ministres së Bosnjës e Hercegovinës dhe ministrit të Serbisë që ta njohin Republikën e Kosovës.

Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ku tha se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë mes vendeve.


“Njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, shkruan Cakaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i kam kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin sa më parë Republikën e Kosovës 🇦🇱🇽🇰!

Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, kemi bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike. Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori