LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Tottenhami do të mund ta fitonte titullin në shumë kampionate evropiane

Mourinho: Tottenhami do të mund ta fitonte titullin në shumë kampionate evropiane
(Foto: Screenshot/Twitter/Tottenham Hotspur)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, beson se skuadra që e drejton mund të sfidojë për titull kudo në Evropë, mirëpo di ta ketë të vështirë që ta fitojë trofeun e Ligës Premier këtë edicion.

Pas fitores ndaj West Bromit (1-0), Spursat pozicionohen në vend të dytë në tabelë me një pikë më pak se lideri Leicester City.

Ekipi i portugezit ka regjistruar vetëm një humbje (ndaj Evertonit në xhiron e parë), ndërsa i ka fituar tri ndeshjet e fundit.


“Mund të them se kjo skuadër mund të bëhet kampion në shumë vende evropiane”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Liga Premier është më e vështira, sepse në Ligën Premier mund të kesh një sezon të mirë, mund të fitosh shumë pikë, por në fund Liverpooli, Man City, Chelsea, Man Unitedi, Leicesteri, Arsenali. Pra, mund të kesh një sezon të mirë dhe nuk mund të bëhesh kampion”.

“Dhe çfarë mund të bëjmë? Shkojmë ndeshje pas ndeshjeje. Përpiqemi të fitojmë, nuk na interesojnë të tjerët”, është shprehur trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori