LAJMI I FUNDIT:

Douglas Emhoff do të bëhet Zotëria i Dytë, por i pari në histori të SHBA-së

Douglas Emhoff do të bëhet Zotëria i Dytë, por i pari në histori të SHBA-së

Douglas Emhoff, burri i zëvendës-presidentes, Kamala Harris, do të jetë bashkëshorti i parë mashkull në këtë pozitë.

Zotëria i Dytë. Burri i Dytë. Pavarësisht titullit zyrtar, Emhoff, i cili është hebre, po bën histori, një reflektim i ndryshimit të normave politike dhe gjinore të kombit, raporton CNN.


Harris, një senatore demokrate nga Kalifornia, do të shkruajë historinë si gruaja e parë, me ngjyrë dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore, të merr këtë pozitë shtetërore amerikane, transmeton Telegrafi.

“Krenar për ty”, shkroi Emhoff në llogarinë personale në Twitter, teksa shihet në përqafim të Kamalas.

Emhoff, një avokat i suksesshëm, ishte kryesisht i qetë dhe mbështetës i fushatës së Kamalas që po kandidonte për president gjatë zgjedhjeve demokratike. Harris u tërhoq nga gara kryesore në dhjetor dhe iu bashkua Bidenit si kandidat për president i SHBA-së.

Emhoff u largua nga qendra e vëmendjes dhe shpesh ishte parë në prapaskenë ose në skajin e turmës në ngjarjet e Harrisit duke e veshur një bluzë “Kamala”.

Ai fitoi vëmendjen vitin e kaluar kur nxitoi në skenë për të mbrojtur Harrisit pasi një protestues iu afrua senatores për t’ia kapur mikrofonin

Theksojmë se Harris dhe Emhoff janë njoftuar personalisht në vitin 2013, pasi i njoftoi verbalisht një shok i mirë i Harrisit, kur kjo e fundit ishte prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Në atë kohë, Emhoff ishte i shkurorëzuar nga Kerstin Emhoff, me të cilin ka dy fëmijë, Cole dhe Ella.

Emhoff i propozoi martesë Harrisit në vitin 2014. Çifti u martua në gjykatë në Santa Barbara më vonë atë vit në një ceremoni të drejtuar nga motra e Harrisit, Maya. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori