Kosova nuk ka nevojë ta ndryshojë Kushtetutën për marrëveshjen finale me Serbinë. Njohës të kësaj çështje në vend vlerësojnë se Serbia është ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën, në mënyrë që ta largojë Kosovën si pjesë përbërëse të saj.
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se Kosova nuk ka nevojë që ta ndërrojë Kushtetutën e saj në asnjë rrethanë.
Ai shtoi se çdo ndryshim i Kushtetutës dhe i ligjeve të Kosovës e dëmton sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Sa i përket marrëveshjes finale nuk ka nevojë që të ndërrohet Kushtetuta e Kosovës. Mirëpo ka nevojë që Kushtetuta e Serbisë të ndërrohet para se të lidhet një marrëveshje sepse në preambulën e kushtetutës së tanishme të Serbisë, Kosova është pjesë përbërëse e saj dhe në inaugurimin e ri të tanishëm të qeverisë së re Bërnabiç është dhënë betimi i gjithë deputetëve dhe Qeverisë së Kuvendit të Serbisë për ta mbajtur Kosovën pjesë përbërëse të saj”, tha ai për Ekonomia Online.
“Çdo ndryshim i Kushtetutës dhe i ligjeve të Kosovës i cili nënkupton lëshime Serbisë e dëmton sovranitetin dhe integritetin e vendit”.
Profesori Baraliu theksoi se konsensusi nacional është i nevojshëm për marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Konsensusi do të duhej domosdoshmërish për një marrëveshje finale. Fatkeqësia qëndron që kjo klasë politike nuk është dëshmuar e aftë që disa vjet të arrijë një konsensus dhe të dalë me një platformë të përbashkët pozitë dhe opozitë drejt Serbisë dhe BE-së. Dhe prandaj konsensusi është më tepër se i domosdoshëm sepse pa një konsensus çfarëdo marrëveshje që të arrihet me Beogradin dhe Brukselin qoftë edhe me Washningtonin nuk mund të ratifikohet në kuvendin e Kosovës. Këtë duhet ta kenë parasysh kjo klasë politike dhe ky koalicion Qeverisës”.
Ndërsa profesori Riza Smaka tha se nëse do të bëheshin ndryshime sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe kjo do të ishte krijimi i bazës kushtetutare për ndarjen e Kosovës.
Smaka shtoi se klasa politike duhet të jetë shumë vigjilente dhe të punojë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.
“Nëse do të bëheshin ndryshime për tu akomoduar marrëveshja e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe e mundshme dhe do të ishte krijimi i bazës kushtetutare për ndarjen e Kosovës. Por nëse klasa politike e jona që ka dështuar do të dështonte edhe tash do të ishte ndër dështimet më të mëdha për vendin tonë”.
“Në nenin një të paragrafit një të Kushtetutës është përcaktuar se Kosova është shtet unik. Edhe ashtu shteti ynë nuk është efikas dhe do të krijojë një bazë për ndarjen e Kosovës që është qëllimi i politikës së Serbisë. Prandaj do të duhej klasa politike të ishte shumë vigjilente dhe të punonte. Në vendin tonë ka shumë njerëz që do të mund të përballen me njerëzit më të mirë që ka Evropa. Duhet të marrin njerëz të tillë që të punojnë dhe të shkojnë me projekte të arsyetuara”, tha Smaka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze