LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Që të kemi demokraci të qëndrueshme dhe breza të ardhshëm të demokratëve, patjetër të investojmë në arsim

Pendarovski: Që të kemi demokraci të qëndrueshme dhe breza të ardhshëm të demokratëve, patjetër të investojmë në arsim

Investimi fitimprurës afatgjatë në një shoqëri është investimi në arsim. Që të kemi demokraci stabile, që të kemi gjenerata të ardhshme të demokratëve, patjetër të investojmë në arsim e cila është e bazuar në vlera demokratike, ka deklaruar presidenti Stevo Pendarovski në inaugurimin e Qendrës presidenciale për arsim politik.

Mu kjo, ka thënë Pendarovski e ka nxitur të fillojë këtë nismë që siç tha, “e konsideron një nga projektet kyçe të programit të tij”.

“Besoj se me punën e qendrës do të kontribuojmë në promovimin e kulturës së dialogut dhe do të ndikojmë në reformën e arsimit përmes përfshirjes gjithëpërfshirëse të arsimit politik në sistemin tonë formal dhe joformal arsimor”, ka deklaruar Pendarovski.


Ai ka shprehur bindjen se të udhëhequr nga vizioni për forcim të demokracisë, promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë dhe solidaritetit bashkërisht do ta arrijmë qëllimin.

“Shoqëria jonë karakterizohet nga një konfliktualitet i lartë dhe ndarje në më shumë baza. Dallimet legjitime politike si elemente thelbësore të pluralizmit politik në vend se të jenë baza për dialog politik të hapur dhe konstruktiv, fatkeqësisht janë bërë shkak i mosdurimit të thellë dhe pengesës për bashkëpunimin mes subjekteve politike në përmbushjen e prioriteteve tona kryesore shtetërore”, tha Pendarovski.

Në tre dekadat e kaluara të pavarësisë kemi kaluar nëpër kriza të shumta politike, ka thënë ai, por në dekadën e kaluar na ndodhi një polarizim i fuqishëm që shtetin e solli deri në prag të konfliktit qytetar. Kjo ngecje e zhvillimit demokratik, tha ai, është e pasojë e pritur e krizës permanente të institucioneve politike dhe nivelit të ulët të besimit të qytetarëve në të.

Kryetari i Këshillit nismëtar të Qendrës presidenciale, Aleksandar Spasov ka thënë se qendra sot e fillon rrugën e saj për promovimin e demokracisë në shoqërinë tonë mes gjitha brezave.

Në punën e Qendrës presidenciale për arsim politik si pjesë e këshillit të programit janë përfshirë disa fondacione mes të cilëve Fondacioni Friedrih Ebert Shkup, Fondacioni për Demokraci Vestminister- dega në RMV, Fondacioni Konrad Adenauer- dega Shkup, Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje ndërkombëtare – zyra në Maqedoninë e Veriut, Instituti Ndërkombëtar Republikan IRI Shkup dhe Fondacioni Maqedoni 2025.

Si ngjarje e parë në kuadër të Qendrës politike, sot në vazhdim e përurimit u zhvillua debat në temë “E ardhmja e demokracisë – të rinjtë në politikë dhe shoqëri”, ku morën pjesë më shumë të rinj nga sektori civil.

Në trend Lajme

Më shumë
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Kalo në kategori