LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i Bullgarisë, Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit

Bllokimi i Bullgarisë, Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit

Bllokimi i Bullgarisë që BE të hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, ka nxitur opozitën në vend që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose Qeveri të zgjeruar. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se duhet të mendohet për idenë e Aleancës për Shqiptarët, për Qeveri për shpëtim nacional, e cila njëkohësisht do të menaxhonte edhe situatën e rënduar me pandeminë.

Andaj menjëherë ti lëshojnë pozitat dhe të organizojnë zgjedhje të parakohshme, në terminin kur kushtet shëndetësore do ta lejonin të ndodh diçka e tillë. Ndërsa menjëherë tani ndoshta duhet të fillojmë të mendojmë për një ide të cilën e filloi ASH-ja. Kjo është Qeveri për shpëtim nacional, qeveri teknike ose ndonjë formë tjetër. Për shkak se këto janë politikan të paaftë, të cilët shohim se na sollën deri në rrugë pa dalje- deklaroi Hristijan Mickoski.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, përsëriti qëndrimin se, vendit i duhet Qeveri e zgjeruar, sidomos kur pushteti i udhëhequr nga Zoran Zaev nuk ka shumicë në Kuvend.


I shihni dhe i ndiqni thirrjet e LSDM-së për përkrahje të Ligjeve, të rishikimet të buxheteve e kështu me radhë, për shkak se, për hir të së vërtetës, nuk mund të kalonin pa prezencën e deputetëve tonë edhe të ASH-së edhe OBRM-PDUKM-së në seancën kur votohej Rishikimi i Buxhetit. Ne jemi në gjendje kur Qeveria nuk ka shumicë, pa dallim se ka deklarata që katër vite do të qeverisin, nuk do të mund të qeverisin as katër ditë- tha Ziadin Sela, ASH.

Mickoski dhe Sela, nuk e përjashtuan mundësinë për të bërë koalicion në zgjedhjet e parakohshme lokale në Pllasnicë dhe Shtip, por edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin e ardhshëm. Megjithatë, Mickoski shtoi se OBRM-PDUKM nesër do të vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Pllasnicë dhe Shtip./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori