Rrjeti i Shitësve me Pakicë e konsideron të papërballueshëm nga aspekti ekonomik dhe të paefektshëm nga ai shëndetësor vendimin për mbylljen e tërësishme të vendit nga dita
e sotme deri të hënën.
Përmes një komunikate, thonë se, një vendim i tillë pa u konsultuar me komunitetin e biznesit përveç që është i papritur, shkakton humbje kolosale te bizneset duke përkeqësuar edhe më tutje gjendjen ekonomike, e sidomos i marrë në baza ad-hoc gjeneron humbje të mëdha nga hudhjet sidomos te industria e ushqimit.
Në anën tjetër lejimi i ushtrimit të veprimtarisë për vetëm disa subjekte ekonomike siç është paraparë me vendim minon përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit publik, pasi që të njëjtat kthehen në vatra të rrezikshme të infeksionit për shkak të qarkullimit të detyrueshëm vetëm në ato pika.
Rrjeti i Shitësve me Pakicë e vlerëson këtë vendim si një goditje të fuqishme ndaj komunitetit të biznesit dhe ekonomisë së vendit e cila krijon precedent për mbylljen e aktiviteteve ekonomike edhe fundjavat e ardhshme e që definitivisht do të rezultonte në falimentimin e shumë subjekteve ekonomike.
Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID 19 dhe jemi të gatshëm të ofrojmë kapacitetet tona Qeverisë së Kosovës për garantimin e zbatimit të tyre, gjersa konsiderojmë se mbyllja e tërësishme do të ketë efekte të pariparueshme dhe do rezultojë vdekjeprurëse për bizneset individuale dhe ekonominë vendore në tërësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare