LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e lokaleve për vikend, gastronomët thërrasin mbledhje urgjente, e quajnë të pakuptimtë vendimin e Qeverisë

Mbyllja e lokaleve për vikend, gastronomët thërrasin mbledhje urgjente, e quajnë të pakuptimtë vendimin e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbyllje të disa veprimtarive gjatë vikendit.

Sipas vendimit të Qeverisë u është ndaluar veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne).

Pas këtij vendimi, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar mbledhje urgjente për nesër në orën 14:00.


Në njoftimin e tyre thuhet se është e pakuptimitë mbyllja e lokaleve përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë.

Njoftimi i plotë:

I ftoj gastronomët e Kosovës në mbledhje urgjente nesër, 07.11.2020 ora 14:00 në zyret e shoqatës së gastronomëve të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për mbyllje tē Gastronomisë, që të diskutojmë për veprimet e mëtutjeshme për masat që do t’i ndërmarrim për të shprehur pakënaqësitë tona ndaj vendimeve të fundit të qeverisë.
Është e pakuptimtë mbyllja e lokaleve të gastronomisë në Kosovë, përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë. Njëkohësisht mungesa e subvencioneve dhe përkrahja për biznese nga qeverija është shqetësuese dhe rëndon gjendjen ekonomike e financiare të gastronomëve.
Shihemi nesër në ora 14:00! /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Filmi plot pasion

Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC

Ekonomi
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Ekonomi
Kalo në kategori