LAJMI I FUNDIT:

Ka të paktën 300 milionë “planetë të banueshëm” në galaktikën tonë, zbulon NASA

Ka të paktën 300 milionë “planetë të banueshëm” në galaktikën tonë, zbulon NASA

Galaktika jonë është e mbushur me planetë të mundshëm të banueshëm – të paktën 300 milionë prej tyre, sipas NASA.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Teleskopi Hapësinor Kepler i agjencisë hapësinore amerikane kaloi nëntë vjet në një mision “gjuetie planetësh”, duke identifikuar me sukses mijëra ekzoplanetë në galaktikën tonë para se të mbaronte karburantet në vitin 2018.

Por pyetja thelbësore e misionit origjinal mbeti: sa prej këtyre planetëve janë të banueshëm?


Shkencëtarët në të gjithë botën u morën me të dhënat e Kepler për vite me radhë – dhe ata mendojnë se e kanë gjetur përgjigjen.

Sipas hulumtimit të lëshuar në The Astronomical Journal, ekzistojnë afërsisht 300 milionë “botë potencialisht të banueshme” në galaktikën tonë, që do të thotë planetë shkëmborë të aftë të mbështesin ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tyre.

Kjo shifër është një vlerësim i përafërt dhe “mund të ketë shumë më tepër”, tha NASA në një njoftim për shtyp.

Disa nga këta planetë mund të jenë mjaft afër për t’u konsideruar “fqinjë ndëryjor” – më i afërti është rreth 20 vjet dritë larg.

Studimi thuhet se ishte një bashkëpunim global midis shkencëtarëve të NASA-s që punuan në misionin Kepler dhe studiuesve nga agjencitë ndërkombëtare duke filluar nga Brazili në Danimarkë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori