Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shukri Buja ka thënë se për momentin nuk ka aktakuzë të ngritur kundër tij nga Gjykata Speciale.
Buja në një prononcim për Telegrafin tha se Gjykata Speciale është e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën.
“Ka procedura Gjykata Speciale dhe Dhomat e Specializuara. Para se të ngritët një aktakuzë, përcaktohet gjykatësi i procedurës paraprake, i cili e konfirmon ose jo aktakuzën. Ende nuk ka as fillim të këtyre procedurave. Informacioni që po jepet ‘jo ju ka ngrit këtij, jo atij’ nuk ju besoj sepse ka procedura. Përfshirja e emrit tim dhe disa eprorëve aty është përfshirë e gjithë struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sepse po potencohen përveç emrat e shtabit të përgjithshëm, komandantët e zonave madje në mënyrë të përgjithësuar përfshin komandant të brigadave të batalionit, d.m.th një ‘ndërmarrje kriminale’ siç e quajnë ata”, ka thënë ai.
“E kam thënë që kjo gjykatë dhe këto Dhoma të specializuar do të jenë të dëmshme për Kosovën, do të jetë gjykatë politike dhe është e njëanshme, dhe në vet ligjin e aprovuar do të merret vetëm me popullin shqiptarë, në veçanti me strukturat ushtarake të UÇK-së, kur dihet kush ka qenë pushtuesi, kur dihet kush ka pas strukturat e komanduara shtetërorë dhe ka pas gjithë mekanizmin shtetërorë dhe kush ka bërë krime në Kosovë”, tha Buja.
Ish-komandanti i UÇK-së, gjithashtu theksoi se Kosova është në një defensivë diplomatike.
Sipas tij, politikanët e vendit duhet të reflektojnë dhe ta shohin se ku është Kosova dhe si të dalin nga kjo situatë.
“Tani jemi në një defensivë, pasi prej momentit të ngritjes së këtij ligji, nuk kemi as njohje të shtetit, nuk kemi as ofensivë diplomatike të shtetit të Kosovës për të krijuar një imazh të mirë por jemi në defansivë. Serbia ka avancuar shumë, madje është vendos vëmendja nga krimet që ka bërë për të vendos vëmendje tek krimet e pretenduara nga ushtarët apo eprorët e UCK-së. Jemi në një defensivë tmerruese kur pritet dhe fundi i dialogut me Serbinë. Politikanët tanë duhet të reflektojnë dhe ta shohin se ku është Kosovë dhe si të dalim nga kjo situatë, jo vetëm për shkak të aktakuzave, por janë liderët e partive politike, liderët e shtetit”, ka thënë ndër të tjera Buja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje