LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Lushtaku: Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Lushtaku ka thënë se konfirmimi i aktakuzave për Thaçin dhe Veselin është një sfidë e radhës për UÇK-në, transmeton Telegrafi.


“Konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, është një sfidë e radhës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata do të dalin fitimtarë nga ky proces”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ndryshe, Specialja ka konfirmuar aktakuzat për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas konfirmimit të aktakuzave ata tashmë kanë udhëtuar drejt Hagës./Telegrafi/