LAJMI I FUNDIT:

Aksident në afërsi të Katedrales në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident në afërsi të Katedrales në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qendër të Prishtinës, ku si pasojë janë lënduar dy persona..

Sipas fotografive që janë dërguar në adresë të Telegrafit shihet se në aksident kanë qenë të përfshira të paktën dy vetura.


Aksidenti ka ndodhur te Katedralja “Nëna Terezë”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rast po merret Njësiti i  Trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/