LAJMI I FUNDIT:

Projeksioni i CNN: Biden fiton edhe në Michigan

Projeksioni i CNN: Biden fiton edhe në Michigan

Sipas projeksionit të mediumit CNN, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, do të fitojë edhe në Michigan.

Shteti përmban 16 vota elektorale, derisa nevojiten gjithsej 270 vota për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ndryshe, kandidati demokrat Joe Biden ka folur nga Chase Center në Wilmington, Delaware, i njëjti vend ku ai pranoi nominimin nga demokratët në gusht.


Gjatë adresimit të tij, përcjell Telegrafi, Biden ka thënë se çdo votë do të numërohet dhe nuk ka deklaruar fitoren e tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

I nominuari demokrat tha se ishte “e qartë” se do të “godiste” 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Deri më tani, asnjëri nga të nominuarit nuk ka arritur 270 vota elektorale. Sidoqoftë, siç vlerëson The Guardian, Biden duket se ka rrugën më të qartë drejt fitores në këtë pikë. /Telegrafi/