LAJMI I FUNDIT:

Dy mësues e 22 nxënës dalin pozitiv me COVID-19, nga nesër SHFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë, do të vazhdojë mësimin online

Dy mësues e 22 nxënës dalin pozitiv me COVID-19, nga nesër SHFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë, do të vazhdojë mësimin online

Nesër do të mbyllet shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë shkaku i rasteve me COVID-19.

Në këtë shkollë pas testimeve, 22 nxënës dhe 2 mësimdhënëse kanë rezultuar pozitiv.

Në një shkrim në faqen e tyre në Facebook, kanë thënë se për të mos shpërndarë virusin, kanë vendosur që t’i respektojnë rekomandimet e nevojshme të Qeverisë, duke zhvilluar mësimin në distancë (online).


“Në vazhdën e hulumtimit aktiv dhe mbikëqyrjes së situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë testimin e vazhdueshëm te mësimdhënësve/nxënësve në SHFMU “Ismail Qemali’ Prishtinë, ku kanë rezultuar raste pozitive.

Me këtë rast, ju njoftojmë se shkolla jonë prej ditës së nesërme kalon nga skenari A (prani fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë-online).

Nga nesër, mësimi për ciklin e lartë fillon nga ora 10:00 sipas orarit të cilin e kemi zbatuar deri me tani, mirëpo tani orën e kemi 30 minuta e cila do te mbahet në platformën E-SHKOLLORI, ndërsa cikli i ulët mësimin e fillon nga ora 13:30 përmes platformës ZOOM!

Për ndryshimet e radhës, ju njoftojmë me kohe!

Në emër të drejtorisë së shkollës ju urojme shëndet juve dhe fëmijëve tuaj”, shkruan njoftimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori