LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate: Të gjithë e njohim figurën e Krasniqit, kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme dhe traumatike për familjen

Nisma Socialdemokrate: Të gjithë e njohim figurën e Krasniqit, kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme dhe traumatike për familjen

Sekretari i Nismë Socialdemokrate, Bilall Sherifi në një konferencë për media tha se ajo çfarë kanë parë sot ka qenë e panevojshme.

Sherifi në këtë konferencë theksoi se bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit është bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.

“Ne të gjithë e njohim figurën emblematike të Jakup Ktrasniqit dhe ne vlerësojmë se kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme”, tha ai, raporton Telegrafi.


Sipas tij, Krasniqi është një njeri që tërë jetën ja ka kushtuar drejtësisë, ka sakrifikuar lirinë e tij individuale në të gjitha etapat në funksion të lirisë kolektive.

Sherifi tha se Krasniqi gjithmonë i është përgjigjur ftesave të organeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare dhe veprimet e sotme ka qenë të panevojshme dhe traumatike për familjen. Ai tha se Kosova ka dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare dhe njëjtë do të vazhdojë edhe me Gjykatën Speciale.

Më tej, sekretari i Nismës theksoi se institucionet e Kosovës, Qeveria, Kuvendi e Presidenca duhet të jenë në funksion të përgjegjësive të veta dhe në funksion të mbrojtjes së luftës së drejtë të popullit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori