MSH Maqedoni: Të gjitha klinikat interne do të pranojnë pacientë me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se të gjitha klinikat interne që janë brenda Qendrave Klinike, janë të gatshme të pranojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk do të ndalojnë me punën e tyre normale, gjegjësisht intervenimet në baza ditore.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka pasur takim me drejtorët e klinikave, me çka janë siguruar 150 shtretër shtesë dhe kuadri mjekësor është i gatshëm të punojë me pacientë me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kujdesi për pacientët me COVID-19 do të jetë nën protokolle të veçanta, është bërë ndarje me zona të kuqe dhe të gjelbra, gjegjësisht janë ndarë pjesët ku do të hospitalizohen pacientët me COVID, nga pjesa tjetër e pacientëve të cilët kanë nevojë për kontrolle ose intervenime rregullta”.
“Instituti për Sëmundjet e Mushkërive tashmë ka një numër pacientësh dhe klinika të tjera të brendshme janë në dispozicion. Qendra Klinike është mobilizuar dhe askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor. Përveç shtretërve spitalorë, stafi është i gatshëm të punojë me një numër pacientësh, tashmë është vendosur një sistem rotacioni i mjekëve dhe personelit mjekësor, si dhe një orar për shërbimin për të mbuluar ndërhyrjet e vazhdueshme dhe ekzaminimet me pacientë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”, thonë nga MSH.
Në fund shtohet se rreth 180 specialistë shtesë do të kthehen në klinikat amë, ku do të bëhet riorganizim i punës dhe rotacion i personelit, që pacientët të marrin trajtimin e duhur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë
Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë