LAJMI I FUNDIT:

Numërimi i votave është duke u zhvilluar në shtetet kryesore: Por, çfarë duhet të dimë deri më tani

Numërimi i votave është duke u zhvilluar në shtetet kryesore: Por, çfarë duhet të dimë deri më tani

Votat ende po numërohen në disa shtete kryesore në të gjithë SHBA-në dhe asnjë fitues nuk është përcaktuar në zgjedhjet presidenciale.

Po çfarë duhet të dimë deri më tani për garën mes republikanit, Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden.

Të gjithë shikojnë nga Midwest: Zgjedhjet nuk kanë mbaruar me miliona vota ende në numërim në shtetet kryesore si Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan – fletëvotimet që u hodhën para Ditës së Zgjedhjeve – ende nuk janë duke u numëruar, raporton CNN.


The entrance to a polling station at Our Lady of Lourdes Catholic Church, in Omaha, Neb., Tuesday, Nov. 3, 2020. (AP Photo/Nati Harnik)

Numërimi është duke u zhvilluar në Arizona dhe Georgia: Joe Biden duket se është në epërsi të konsiderueshme në Arizona, një shtet të cilin Trumpi e fitoi në vitin 2016. Georgia u shfaq në një ngërç ndërsa zyrtarët në Qarkun Fulton, i cili përfshin Atlantën dhe periferitë e saj të populluara, thanë se do të rinisnin numërimin, transmeton Telegrafi.

Presidenti Trump u përpoq të pretendonte fitoren: Donald Trump bëri thirrje për një ndalim të numërimit të ligjshëm të votave që po zhvillohet në të gjithë vendin dhe u përpoq të mashtronte mbështetësit besnikë duke pretenduar në mënyrë të gabuar se “demokratët po përpiqeshin të vidhnin zgjedhjet”.

Biden mban kryesimin: I nominuari demokrat mban epërsinë në Kolegjin Zgjedhor në këtë fazë gjatë natës, 225 me 213.

Mos harroni: 270 vota elektorale janë të nevojshme për t’u bërë president. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Bosnja
E djathta ekstreme gjermane me fitore 'historike' zgjedhore në lindje

E djathta ekstreme gjermane me fitore 'historike' zgjedhore në lindje

Evropa
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Evropa
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Azia
Kalo në kategori