Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) ka marrë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, (EUROPOL) një listë të emrave që po kërkon në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë të së hënës në mbrëmje, në të cilin katër persona u vranë dhe 22 u plagosën.
Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për këtë sulm.
Zëdhënësi i SIPA-s, Lluka Milladinoviq konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (RFE) se EUROPOL ka siguruar një listë me emrat e personave që kërkon dhe se kjo është një praktikë e zakonshme në situata të tilla.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të martën se përveç Kujtim Fejzulait, edhe dy persona të tjerë, shtetas maqedonas kanë qenë të përfshirë në sulmet e ditës së hënë në Vjenë.
“Nga lista e policisë austriake, e cila iu dorëzua disa policive, përfshirë edhe policinë tonë, konstatua se edhe dy persona tjerë, përveç austriakut, gjithashtu kanë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, përkatësisht K.F. (i lindur në Modling, Austri), A.G. (i lindur në St. Polten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë, Austri). Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme u vu menjëherë në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe ne po bashkëpunojmë intensivisht me të gjithë elementët që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin me shkrim të MPB-së në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njofton për një bisedë telefonike mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
“Kryeministri austriak i shprehu mirënjohje kryeministrit Zaev për solidaritetin dhe mbështetjen e shprehur. Kryeministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist nëse shërbimet austriake përcaktojnë një nevojë të tillë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk japin shenja se ka qenë edhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vjenë.
Ai ka thënë se video-incizimet e ofruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare.
Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave.
Nehammer ka thënë se numri i personave të plagosur është rritur në 22.
Ai ka thënë se 14 persona të lidhur me sulmuesin janë ndaluar për t’i marrë në pyetje përgjatë kërkimeve në 18 prona në dhe afër Vjenës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze