Klinika e Emergjencës ka dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar në përleshjen e sotme ndërmjet policisë dhe disa qytetarëve në Fushë Kosovë.
Mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori tha se pasditen e sotme janë sjellë dy zyrtarë policorë në gjendje stabile dhe disa civilë të lënduar ku këta të fundit janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, por që edhe këta janë në gjendje stabile.
“Në Emergjencë janë sjellë dy policë të lënduar në gjendje stabile. Tri raste janë të lënduar civilë, dhe dy të plagosur në ekstremitete të poshtme, por edhe këta janë civilë. Pra, janë pesë civilë dhe dy policë. Dy policët janë liruar në shtëpi dhe tre të lënduarit kanë pasur lëndime të lehta. Dy të plagosurit janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tyre është stabile. Këta të tre janë lënduar në përleshje me policinë dhe janë liruar, dhe sigurisht janë arrestuar nga policia”, ka thënë ai për kp.
Mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ka ndodhur një përleshje fizike mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve për shkak të një gjobe të shqiptuar ndaj një pronari të një qebaptoreje. Ndërkohë që policia ka shkrepur me armë zjarri, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe gjashtë persona janë intervistuar në stacionin policor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare