Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është parimi bazë mbi të cilin duhet të punojnë të zgjedhurit e popullit, ndërsa plani kombëtar për zbatimin e MSA-së është puna urgjente e Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Kështu u tha me rastin e konstituimit të këtij komisioni, paraditen e së martës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se pesha e këtij komisioni është shumë e madhe, pasi që siç tha ajo është e domosdoshme që të tejkalohen dallimet politike dhe të ketë përafrim të plotë me politikat e BE-së.
Ajo foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për çka tha se Kosova merr përsipër një mori obligimesh për reforma në drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut.
“Është marrëveshje që synon të rregullojë raportet Kosovë-BE që nga dita e nënshkrimit deri në ditën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, synon të mbështesë tranzicionin ekonomik të Kosovës si dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e Bashkimit Evropian […] Pesha e këtij komisioni është shumë e madhe dhe ndërlidhet drejtpërsëdrejti me suksesin në rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, dhe ky do të duhej të ishte parimi bazë mbi të cilin punojmë të gjithë së bashku”, tha ajo.
Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi, bëri të ditur planet afatshkurtra të këtij komisioni, teksa shtoi se deri javën tjetër duhet të shihet se çka mund të bëjnë si komision lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
“Ajo çka na pret neve më urgjente është plani kombëtar për zbatimin e MSA-së, i cili ka ardhur nga Qeveria e Kosovës. Ka qenë dje në rend të ditës në Kuvendin e Republikës të Kosovës, është shqyrtuar paraprakisht në Komisionin për Integrime Evropiane meqenëse ky komision nuk ka qenë i konstituuar. Unë ju kisha lutur që si kolegë ta lexoni dhe ta shqyrtoni deri javën e ardhshme dhe të shohim se çka mundemi të rekomandojmë ne si komision”, tha Shala.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kërkoi që rekomandimet në interes të Kosovës që duhet të kalojnë në Këshillin Evropian të kenë edhe mbështetjen e vendeve aleate, përmes komunikimit me anëtarët e Komisionit nga ana e Parlamentit Evropian.
“Çfarë po dua të them është që lista e këtyre miqve evropianë mund të jetë funksionale dhe në shërbim të Kosovës nëse ne që tash shohim se cilat janë rekomandimet dhe se çka mund të miratohet”, u shpreh ai.
Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë që u konstituua sot me përbërje të re, në të kaluarën ka mbajtur 6 takime, prej tyre 3 në Kosovë dhe 3 në Strazburg. Takime të tilla mbahen dy herë në vit, ndërsa takimi i radhës është paraparë të mbahet më 25-26 nëntor. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/teologu-flugaj-380x233.jpg)
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia
![Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Syle-Tahir-Sylaj-380x233.jpg)
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj
![Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/syle-tahirsylaj-380x233.jpg)
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt
![Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/turistja-franceze-1-380x233.jpg)
Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës
![Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/saranda-380x233.jpg)
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike
![Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/samiti-votimi-380x233.jpg)
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes