LAJMI I FUNDIT:

Ryan Giggs është arrestuar nën akuzat për sulm ndaj të dashurës në rezidencën e tij 1.8 milion euroshe

Ryan Giggs është arrestuar nën akuzat për sulm ndaj të dashurës në rezidencën e tij 1.8 milion euroshe

Ryan Giggs ka mohuar të ketë sulmuar të dashurën e tij Kate Greville në rezidencën e tij prej 1.7 milion funtesh (1.88 milion euro) pasi policia arrestoi yllin e futbollit.

Policia u thirr në shtëpinë e Giggs në Worsley menjëherë pas orës 22:00 të së dielës pas raporteve të ‘një shqetësimi’, shkruan DailyMail.


Ish-lojtari i Manchester United dhe menaxheri i Uellsit u arrestua nën dyshimin e lëndimit trupor dhe sulmit.

Agjenti i tij njoftoi mbrëmë: “Ai mohon të gjitha pretendimet e sulmit të bëra kundër tij”.

“Ai po bashkëpunon me policinë dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë ata në hetimet e tyre në vazhdim”, shtoi tutje agjenti i Ryan.

Shoqata e Futbollit të Uellsit (FAW) ka anuluar një konferencë shtypi të vendosur për sot nën dritën e akuzave.

Organizata ishte vendosur të shpallte një skuadër në radhë përpara ndeshjeve kundër ShBA-së, Finlandës dhe Republikës së Irlandës.

FAW konfirmoi se është vënë në dijeni të një çështjeje që lidhet me menaxherin e ekipit kombëtar, 46-vjeçarin Giggs.

Giggs ka qenë me të dashurën e tij, Greville që nga viti 2017. Ata u takuan në vitin 2013 kur ajo filloi të merrej me marrëdhëniet me publikun për Hotelin ‘Football’ – në të cilin ai është bashkë-pronar.

Një zëdhënës i Policisë së Mançesterit tha për The Sun: “Policia u thirr në të dielën në orën 10:05 për të raportuar një shqetësim. Një grua në të 30-at e saj pësoi dëmtime të lehta por nuk kërkoi asnjë trajtim”.

“Një 46-vjeçar u arrestua nën dyshimin e sulmit të nenit 47 dhe sulmit të përbashkët 39”.

Ai u la i lirë me kusht dhe u fotografua duke lënë stacionin policor të Pendleton.

Në vitin 2018, legjenda e Manchester United, Giggs doli për herë të parë me ekzekutiven e PR-it, Znj. Greville.

Çifti u lidh menjëherë pas ndarjes së Giggs nga gruaja e tij Stacey nga e cila u divorcua në dhjetor të vitit 2017.

Ryan dhe Stacey përfunduan një marrëveshje prej 40 milionë funtesh pasi ai e tradhtoi atë me modelen dhe yllin e Big Brother, Imogen Thomas gjatë martesës së tyre 10-vjeçare.

Marrëdhënia e tij me Staceyn e çoi në një skandal super-urdhëresë kur futbollisti i martuar aplikoi me sukses në gjykatën e lartë për të parandaluar që çdo detaj i lidhjes që ai kishte pasur me të të bëhej publik.

Trajneri i futbollit gjithashtu kishte një lidhje tetë-vjeçare me partneren e vëllait të tij, Rhodri Natasha gjatë gjithë martesës së tij, gjatë së cilës kohë gruaja e tij Stacey Giggs kishte qenë shtatzënë me dy fëmijët e tyre.

Afera u zbulua për herë të parë në qershor të vitit 2011 kur gruaja e Rhodri Natasha pranoi gjatë një interviste për një gazetë britanike se kishte fjetur fshehurazi me ish-anësorin.

Ajo pretendoi se kishte abortuar foshnjën e Ryan vetëm disa javë para se të martohej me Rhodri në Las Vegas.

Menaxheri i Uellsit i kërkoi falje vëllait të tij për tradhtinë disa javë pasi u zbulua lidhja, duke thënë se ai ‘nuk po mendonte’, por Rhodri tha që falja ishte vetëm fjalë e zbrazët.

Rhodri zbuloi vitin e kaluar se nuk ka folur me vëllain ose nënën e tij që nga episodi i tmerrshëm.

Ai tha se e kishte falur vëllain e tij të madh pas disa vitesh.

Në atë kohë Rhodri tha: “Unë mendoj se ai e tejkaloi kufirin, nuk mendoj se e bëra. Ajo që bëra unë ishte qesharake, ajo që ai bëri ishte një përplasje makine”.

Në gusht të vitit 2018, Ryan më në fund doli publikisht me të dashurën e tij Kate, 36 vjeçe, pasi e nxori për pushime në Itali tetë muaj pas divorcit të tij, ku dyshja u fotografuan duke eksploruar qytetin Ravello në brigjet e Amalfi të Italisë.

Giggs u lidh për herë të parë me zonjën Greville pasi ajo i dha fund martesës në vitin 2015, 18 muaj pasi ajo filloi të punonte për të.

Ish-burri i zonjës Greville, Damian Burke akuzoi Giggs se ishte ‘personi i tretë në martesën e tyre’. Ata mohuan se kishin një marrëdhënie në atë kohë.

Kështu martesa e tij dhjetë-vjeçare me gruan Stacey, e cila ka dy fëmijë me futbollistin, u shkatërrua, sipas The Sun.

Të dy u takuan për herë të parë në vitin 2013 pasi Kate ndihmoi në promovimin e vendit të tij të Hotel “Footballl”, nisur me ish-shokun e ekipit të United, Gary Neville.

Dhe një muaj pas divorcit, Giggs punësoi Kate si shefe të marrëdhënieve me publikun për ‘GG Hospitality’, e cila është firma e tij në pronësi të Neville. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori