Kujdesi për shëndetin e trurit tonë bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm kur plakemi. Është vlerësuar se më shumë se pesë milionë amerikanë vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit dhe se gjendja është shkaku i gjashtë kryesor i vdekjeve në vend.
Sidoqoftë, ka një numër mënyrash që ne mund të ndihmojmë që truri ynë të funksionojë në mënyrë optimale – dieta dhe zakonet tona të jetesës mund të ndikojnë në mënyrë drastike në rrezikun tonë për të marrë Alzheimer.
Kohët e fundit, një studim mbi pirjen e tepërt zbuloi se konsumimi i tepërt i alkoolit jo vetëm që mund të shkaktojë një shfaqje të hershme të Alzheimerit, por gjithashtu të çojë në simptoma më të rënda të sëmundjes.
Një studim në rritje ka treguar se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun e Alzheimerit, pasi alkooli ka treguar se është toksik për trurin. Në studimin më të fundit, një ekip shkencëtarësh nga Insitituti Feinstein për Kërkime Mjekësore në New York kanë identifikuar më specifikisht se si pirja e tepërt mund të shkaktojë ndryshimin e një proteine normale të trurit në një neurotoksinë që është e përhapur në sëmundjen e Alzheimerit.
Proteina, e quajtur “tau”, zakonisht kontribuon në stabilizimin e neuroneve në tru. Sidoqoftë, studiuesit hetuan se si pirja e tepërt bën që “tau” të fosforilohet, duke e kthyer atë në një toksinë e cila shkakton vdekjen e qelizave të trurit, shkruan First For Women.
Ekipi vendosi të identifikojë se si pirja e tepërt çon në përhapjen e “tau” dhe ata zbuluan se kjo është për shkak të një proteine specifike të quajtur proteina lidhëse RNA.
Siç tregon studimi, zvogëlimi i konsumit të alkoolit është një nga mënyrat më të mira që mund të sigurojmë se truri ynë të mbetet i shëndetshëm dhe i lumtur kur plakemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje