LAJMI I FUNDIT:

Tortë e mrekullueshme nga çokollata, e cila përgatitet shpejt

Tortë e mrekullueshme nga çokollata, e cila përgatitet shpejt

Ju nevojiten vetëm tre përbërës

Përbërësit:

– 28 biskota Oreo;
– 1 lugë pluhur për ëmbëlsira;
– 1 filxhan qumësht (245ml);
– pak vaj.


Përgatitja:

Ndani gjysmën e biskotave Oreo dhe në një enë të veçantë gërryeni kremin midis tyre.

Gjysmën qiteni në një qese me zinxhir dhe shtypni me çekiç apo okllai për brumë.

Biskotat e grimcuara përzieni me pluhurin e ëmbëlsirave.

Qitni qumështin dhe përzieni derisa të bëhet tretje e njëtrajtshme. Pastaj në tretje përzieni kremin nga biskotat Oreo dhe përzieni derisa të shkrihen.

Tretjen qiteni në një enë, fundin e së cilës e keni bërë me vaj dhe e keni mbuluar me letër për pjekje.

Në shporet futeni një tavë, ndërkaq enën futeni në të. Enën mbulojeni me kapak. Zieni në zjarr të lehtë 40 minuta.

Me pirun sigurohuni a është e gatshme ëmbëlsira. Lëreni që të ftohet.

Qitni sipër çokollatën e shkrirë.

Zbukurojeni sipas dëshirës dhe shërbejeni, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Makarona me salcë

Makarona me salcë

Kuzhina
Kalo në kategori