Kur filloi pandemia COVID-19 në pranverën e kaluar, mbyllja e shkollave ndihmoi në ruajtjen e shëndetit fizik të nxënësve. Por gjithashtu kishte një efekt të rëndësishëm në shëndetin mendor, duke kontribuar në një rritje të depresionit, stresit dhe ankthit
Kjo rritje ishte një nga arsyet që disa prindër dhe mësues, ishin të etur për të rihapur dhe rifilluar klasat fizike këtë vjeshtë. Sidoqoftë, shumica e vendeve, përfshirë edhe vendin tonë, vendosën t’i hapin shkollat, kundrejt disa masave, siç është orari me turne.
Me përkeqësimin e situatës dhe me rritjen e vazhdueshme të rasteve të reja, mund të detyrohet përsëri një mbyllje e shkollave. Sipas psikologëve kjo pasiguri për të rihapur apo rimbyllur shkollat vepron si një nxitje stresi tek fëmijët dhe adoleshentët.
Ciklet e stresit
“Për pothuajse të gjithë nxënësit, të shkuarit në shkollë është një konstante e rehatshme, edhe nëse u duhet të luftojnë me probleme të tjera që rrezikojnë shëndetin e tyre”-thotë Adiaha Spinks-Franklin, profesoreshë e pediatrisë së zhvillimit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, Teksas.
Si rezultat, orari i ndjekjes së shkollës dhe klasave ndihmon në krijimin e një ndjenjë stabiliteti për nxënësit. “Në nivelin emocional, është shumë e vështirë për ta sepse nuk janë më në rutinën e tyre normale.”
Spinks-Franklin thotë se përshtatja me mësimin virtual mund të ketë edhe sfidat e veta. Sidomos për fëmijët më të vegjël, truri ka tendencë të lidhë kompjuterët më shumë me argëtimin sesa arsimin; detyrimi i trurit të përshtatet duke e përdorur atë si rrugë kryesore të të mësuarit mund të jetë shumë e vështirë, duke rritur kështu stresin. Hormonet e stresit më pas prekin zona të trurit që kontrollojnë vëmendjen dhe përqendrimin.
Përveç ciklit të stresit, kur shkollat rihapen dhe rimbyllen vazhdimisht, arsimtarët kanë ngritur shqetësime se kalimi i këtyre tranzicioneve të përsëritura mund të bëjë që studentët të humbasin përparimet në mësime si dhe e kanë më të vështirë të ruajnë dhe ato që kanë mësuar tashmë.
Robin Gurwitch, psikolog klinik në Qendrën për Shëndetin e Fëmijëve dhe Familjes në Karolinën e Veriut thotë se, edhe nëse shkollat nuk mbyllen plotësisht, rregullat e reja ose oraret e ndryshuara për të rritur distancën sociale krijojnë më shumë përçarje, pasiguri dhe ankth.
“Më e mira që mund të bëjmë për fëmijët tanë është të jemi përkrahës të asaj që po ndodh dhe mbështetës për çfarëdolloj vendimesh që po merren, si dhe t’i përfshijmë ata në këto vendime,”- thotë Gurwitch, “shpresoj t’i ndihmoni ata të kenë njëfarë ndjenje kontrolli për situatën.”
Për të ndihmuar fëmijët që luftojnë me këtë stres, mësuesit e shkollës duhet të praktikojnë fleksibilitetin me nxënësit në detyrat shkollore dhe të përpiqen të lidhen një-për-një me ta në mënyrë që të përcaktojnë se si t’i ndihmojnë më mirë.
“Të kesh mbështetje pozitive nga të rriturit në familjen e tyre, të kesh marrëdhënie pozitive me mësuesit dhe të ndihesh i lidhur me komunitetin shkollor në një farë mënyre, është shumë e mirë për rezultate pozitive të shëndetit mendor dhe në rezultate akademike për nxënësit.”-thotë Spinks-Franklin.
Është e vështirë të thuash se cili do të jetë ndikimi i qëndrueshëm i pandemisë tek fëmijët dhe zhvillimi i tyre mendor dhe shkollor. Franklin vëren se, megjithëse psikologët mund të spekulojnë, ata nuk kanë ndonjë skenar të mëparshëm për të bërë krahasime.
Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të ndihmuar në edukimin e rezultateve pozitive afatgjata për mirëqenien e studentëve është të sigurohet që ata të kenë qasje në sistemet pozitive dhe të shëndetshme kundër COVID-19. /Telegrafi/
Burimi: Class
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje