Banorët e shtetit federal amerikan Miçigan po blejnë masovikisht armë para zgjedhjeve presidenciale të nesërme në Shtetet e Bashkuara, shkruan Sky News.
“Ata as nuk e dinë procesin”, tha Bill Kewick, pronar i një dyqani armësh. “Ata thjesht duan të blejnë armë – dhe unë kam rreth njëqind thirrje në ditë”, shtoi ai, duke treguar një vitrinë bosh që më herët kishte rreth “njëqind pushkë”.
Qytetarët e Miçiganit, një shtet kyç “hezitues” për të cilin nuk dihet me siguri se për cilin kandidat do të votojnë, po armatosen nga frika e trazirave civile në rast të një rezultati të diskutueshëm të zgjedhjeve.
Në javët e fundit, Miçigan gjithashtu ka provuar të jetë një vatër e aktivitetit të militantëve të brendshëm.
Shembulli më i qartë është zbulimi i një komploti nga FBI për të rrëmbyer guvernatoren demokrate Gretchen Whitmer për shkak të masave të saj të mbylljes në luftën kundër coronavirusit.
Vetëm disa ditë më parë, policia e FBI arrestoi udhëheqësin e vetëshpallur të grupit të bardhë Suprematist, nën akuzat për krime të shumta dhe drejtimin e një “kampanje urrejtjeje” në Miçigan.
Eksperti për antiterrorizëm Javed Ali beson se faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë rritje të dukshme të kërcënimeve terroriste të brendshme janë ndikimi i pandemisë dhe kufizimet që rezultojnë, protestat e nxitura nga vrasja e afro-amerikanit George Floyd dhe retorika e sforcuar politike. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në këtë vend aziatik
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Izraeli ia ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë AP – sekuestroi pajisjet e agjencisë në Gaza
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251