LAJMI I FUNDIT:

KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Fushë Kosovë

KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Fushë Kosovë

Gjatë këtyre ditëve, KEDS është duke përfunduar një investim të jashtëzakonshëm në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për 5 dalje të reja të Tensionit të Mesëm 20 kV (kilovolt), tri nga të cilat tashmë janë lëshuar në punë, ndërsa dy tjerat lëshohen deri në fund të javës.

Në njoftimin e bërë nga KEDS thuhet se “ky është rrjet komplet i ri dhe përfshin komplet Fushë Kosovën. Pra, përfitues direkt është secili qytetar”.

“Të njëjtën kohë, për secilin konsumator do të ketë edhe linja alternative. Pra, nëse ndodhe ndonjë e papritur në linjën ekzistuese, apo domosdoshmëri e ndonjë intervenimi, konsumatori furnizohet menjëherë nga linja tjetër, duke mos u ballafaquar me ndalesë të energjisë elektrike.Të gjitha këto dalje, që shtrihen në tërë territorin e qytetit janë nëntokësore”, thuhet në njoftim.


Më tej, KEDS pohon se “Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullatës në Kosovë. Paralelisht me të, rritet ndjeshëm edhe kërkesa për energji elektrike”.

“KEDS, e mori përsipër vet komplet situatën, duke e tejkaluar problemin e mbingarkesave të mëdha, të cilat gjatë dimrit ishin shumë problematike. Tashmë, qytetarët e kësaj komunë nuk do ta kenë më këtë brengë, pasi është zgjidhur për një kohë të gjatë.

Bashkë me rrjetin komplet të ri, janë duke u zëvendësuar edhe 50 trafo të reja, me kapacitete të dyfishuara gjithashtu dhe me stabilimente përcjellëse. Gjatë zëvendësimit po bëhen ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, pasi nuk mund të punohet nën tension dhe ky proces merr mjaft kohë brenda një dite. Por, kjo bëhet që të përfitojnë direkt qytetarët”.

Tutje në komunikatë thuhet se  projekti i Fushë Kosovës është i ngjashëm me megaprojektin e Prishtinës, që paraqet gjithashtu zëvendësimin e rrjetit të vjetër me të ri, dyfishimin e kapaciteteve, futjen e kabllove nëntokë dhe krijimin e linjave alternative.

“Pos këtyre qyteteve, KEDS ka vendosur rrjetin nëntokësor ose është në proces edhe në disa komuna tjera, si në Drenas, Vushtrri, Istog, Viti apo Podujevë”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori