LAJMI I FUNDIT:

Zaev paralajmëron shitjen e mercedesit luksoz

Zaev paralajmëron shitjen e mercedesit luksoz

Kryeministri Zoran Zaev për TV21 deklaroi se tani mercedesi do të mund të vlerësohet dhe më pas të shitet.

“Pas vendimit të Gjykatës së lartë, lënda ka përfunduar dhe tani mund të vlerësohet se sa mund të shitet dhe të merret vendim se çdo të bëhet me atë veturë”, tha Zaev.

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

Qeveria e Zaevit kishte marrë vendim për shitjen e automjetit, por për shkak se kishte gjykim në lidhje me këtë lëndë, vendimi u anulua.


Ndryshe, ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski për blerjen e kësaj veture përfunduan në burg./Telegrafi/